top of page

Sherbimet

 

Studio ligjore “TODHE & ASSOCIATES” asiston entet publike, shoqerite tregtare dhe subjekte private ne ceshtje lidhur me te drejten administrative. Ne vecanti, avokatet e Studios ofrojne ndihme juridike ne fushen e koncensioneve, prokurimeve apo sherbimeve publike dhe konkurimeve ne pergjithesi. Gjithashtu, Studio perfaqeson klientet e saj ne ceshtjet gjyqesore prane Gjykates Administrative dhe Gjykatave te tjera te shkalleve te ndryshme, ne lidhje me cdo mosmarreveshje  te aspektit administrativ.

Familjare

 

Studio ligjore “TODHE & ASSOCIATES” merret kryesisht dhe me ceshtje te se drejtes familjare si anullim martese, divorce, kujdestari te femijeve, etj. Ne te gjitha fazat e procedimit, duke filluar nga konsulenca e klienteve, Studio garanton perkujdesjen dhe profesionalizmin me te madh ne menyre te tille qe te evitohet cdo shkelje e privatesise se klientit.
 

 

 Sigurime

​Studio ligjore “TODHE & ASSOCIATES” eshte e specializuar ne proceset gjyqesore lidhur me te drejten e sigurimit ne rast aksidenti rrugor apo pergjegjesi mjeksore. Studio gjithashtu asiston bizneset dhe individet ne pretendimet e tyre ne kete fushe te se drejtes. Profesionalizmi i juristeve te Studios te specializuar ne kete fushe garanton nje perfundim te shpejte te procesit gjyqesor, kryesisht nepermjet marreveshjeve paraprake apo gjate seancave pergatitore. Puna e profesionisteve ka si qellim arritjen e rezultateve me te mira me angazhimin me te vogel financiar nga ana e klientit.

 

Administrative

Pronesia

​Studio asiston investitoret kombetar dhe nderkombetar qe operojne ne tregun e pasurive te paluajtshme shqiptare. Studio ofron konsulence ne cdo faze te procesit te shitblerjes apo te vleresimit te pasurise se paluajtshme, ashtu si dhe asistence juridke per probleme te ndryshme te lidhura me shkeljen e se drejtes se pronesise duke perfaqesuar klientin prane cdo organi te administrates shteterore, vendore apo qendrore, personi fizik apo juridik etj. Avokatet pergjegjes te ketij sektori bashkerendojne punen e tyre me eksperiencen nderkombetare per te permbushur sa me mire nevojat e klientit.

Nderkombetare

Studio ushtron aktivitetin si konsulent dhe perfaqesues ligjor nderkombetar si per klientet shqiptar qe ndodhen jashte vendit ashtu dhe per te huajt qe ndodhen ne Republiken e Shqiperise. Me nje mbeshtetje te gjere ne shtetin Gjerman nepermjet Av. Rafael Todhe , i cili prej vitesh ushtron profesionin ne Gjermani si Wirtschaftsjurist ofrojme nje perfaqesim dinjesor ne shtetin gjerman. Av. Fausta Todhe ofron kompetencen e saj ne shtetin Belg, ne te cilin punon dhe jeton prej nje kohe te gjate.

Tregtare

Studio ndjek shoqeri te ndryshme tregatre duke siguruar qe aktiviteti i ketyre te fundit te zhvillohet gjithmone ne perputhje te plote me rregullat e shumta, specifike dhe shpesh here te ndryshueshme te legjislacionit tregtar dhe fiskal.  Profesionistet e Studios mbeshtesin shoqerite dhe ndermarrjet e ndryshme ne politikat tregtare, si ne marredheniet e vazhdueshme ashtu dhe ne marredheniet e perkohshme si psh: zhvillimi tregtar, likuidimi i shoqerise apo rikostruktimi i saj etj.

Trashegimia

Studio Ligjore “TODHE & ASSOCIATES” ofron asistence juridike ndaj shtetasve vendas dhe te huaj ne ceshtjet lidhur me te drejten e trashegimise. Ne vecanti, Studio asiston shtatsit shqiptar ose te huaj, banues ne Republiken e Shqiperise ose dhe jashte saj te cilet reklamojne te drejten e trashegimtarit ndaj pjeses takuese te pasurise, te luajtshme ose te paluajtshme, te ndodhura ne RSh pjese te trashegimise testamentare ose ligjore.

Puna

Studio Ligjore “TODHE & ASSOCIATES” ofron asistence ndaj klienteve shqiptar por dhe te huaj ne lidhje me te drejten e punes, sindikatave dhe sigurimeve shoqerore, qe nga momenti i punesimit e deri tek prishja e marredhenieve te punes, hartimit te kontratave te konsulences, kontratave te bashkepunimit etj.



Penale

Ashtu si ne fushen e se drejtes civile, Studio Ligjore “TODHE & ASSOCIATES” ofron asistence juridike dhe perfaqesim edhe ne te drejten penale. Profesionistet e studios ndjekin klientet ne te gjitha fazat e procedimit penal duke ofruar sigurine e nje mbeshtetje te plote ndaj klientit.

bottom of page